31 Tet ÇAJI NË SHTATZËNI
Çaji është një mënyrë shumë e mirë gjatë shtatzënisë për të qëndruar e hidratuar dhe për të marë njëkohësisht kalçiumin, hekurin dhe magnezin.
Çaji i xhinxherit dhe çaji i mentes lehtësojnë të përzjerat e mëngjesit, ndihmojnë tretjen dhe përmirsojnë problemet me stomakun gjatë shtatzënisë. Kamomili njihet gjithashtu si një qetsues shumë i mirë.
Ndryshe nga kafeja, çajrat kanë më pak sasi kafeine ose fare, prandaj konsumimi i tyre gjatë shtatzënisë është i sigurt dhe i këshillueshëm. Megjithatë, çdo gjë me masë, deri në 3 filxhanë gjatë ditës janë mjaftueshëm.