Cerviksi

Cerviksi

Cerviksi është kanali që lidh vaginën me uterusin. Ka një gjatësi prej 3 cm dhe ka dy funksione kryesore:
• Lejon kalimin e spermës drejt uterusit dhe vezës
• Është kanali nga i cili ndodh lindja e fetusit pas javës së
40-të.

Ndryshimet në qafën e mitrës mund të çojnë në probleme të fertilitetit tek gratë. Rreth 10% e çifteve përballen me infertilitet për faktor cervikal.

Disa nga gjendjet që ndikojnë në shëndetin e cerviksit janë:
– Zhvillimi jonormal që nga lindja
– Polipet, fibroidet apo kistet
– Infeksionet me human papilloma virus (HPV), Chlamydia, Trichomonas vaginalis, Candida apo Mycoplasma

Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për rezervuar një orar.