12 Mar Çfarë duhet të dimë për lëvizjet e fetusit?
Ndjesia e lëvizjeve të para të bebit është gjithmonë një moment emocionues dhe i rëndësishëm për nënën.
Shëndeti dhe zhvillimi i fetusit monitorohen vazhdimisht nga mjeku nëpërmjet ekografive. Nga ana tjetër lëvizjet janë shenja se fetusi po rritet në madhësi dhe po bëhet më i fuqishëm.
Gratë mundet gjithashtu ti monitorojnë lëvizjet e fetusit përgjatë gjithë shtatzënisë dhe veçanërisht gjatë tremujorit të tretë.
Kjo është e rëndësishme sepse, përveç se përmirëson lidhjen nënë-fëmijë, mundet edhe eventualisht të ndihmojë në kapjen e herëshme të ndonjë komplikacioni fetal në rastin kur vihen re ndryshime apo pakësime të lëvizjeve të bebit.