Çfarë ndikon në madhësinë e fetusit ?

Çfarë ndikon në madhësinë e fetusit ?

Faktorët që ndikojë në dimensionet e fëmijës janë të shumtë, zakonisht ato janë në raport me përmasat trupore të prindërve por nuk është e thënë që të jetë gjithmonë kështu.

Në lindje, pesha e bebeve meshkuj është mesatarisht  pak më e madhe se ajo e femrave.

Në peshën e fëmijës ndikon edhe gjëndja klinike e nënës, për shëmbull nëse shtatzëna është e prekur nga diabeti zakonisht fëmija është me peshë më të madhe, kurse funksjonimi i keq i placentës mund të shkaktojë lindjen e një fëmijë me peshë më të vogël.

Faktorë të tjerë janë stili i jetesës dhe faktorët mjedisore, për shëmbull gratë që shtojnë shumë në peshë gjatë shtatzënisë mund të lindin fëmijë me peshë nën normë. Edhe gratë që pinë duhan, përgjithsisht lindin fëmijë me peshë të ulët, pasi duhani  dëmton  marrjen e oksigjenit  dhe lëndëve ushqyese nga fëmija.

# # # # # # # # # # #