Çfarë ndodh me vezën kur nuk fertilizohet?

Çfarë ndodh me vezën kur nuk fertilizohet?

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është rreth 24 orë.
Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit dhe del jashtë organizmit gjatë menstruacioneve.
Ka raste të veçanta pas ovulacionit kur, megjithëse nuk ndodh bashkimi me spermën, periodat nuk fillojnë, por veza shpërbëhet dhe përthithet nga endometriumi, shtresa e brëndshme e mitrës.
Një rast tjetër është fillimi i menstruacioneve pa ndodhur maturimi dhe dalja e vezës nga vezoret.
Të dyja këto raste janë normale në qoftë se ndodhin një herë ose dy herë në vit, si rrjedhojë e stresit, humbjes në peshë, sëmundjeve etj.
Për të zbuluar se çfarë ndodh në rastin tuaj specifik, ju ndihmon konsultimi me mjekun.+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333​