Cikli pas Lindjes

Cikli pas Lindjes

Menjëherë pas lindjes femrat përjetojnë një fazë rikuperimi të të gjitha funksioneve që gjatë shtatzënisë janë ndërprerë, për të mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës.
Kjo fazë zgjat deri në 6 javë.Gjatë kësaj kohe do të vihen re rrjedhje gjaku të ngjashme me menstruacionet, por që në të vërtetë janë fragmente të uterusit dhe gjakut,
të cilat dalin jashtë trupit dhe me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrën nga e kuqe e theksuar në të kuqe më të zbardhur.
Për femrat të cilat ushqejnë me gji, rikthimi i ciklit pritet të ndodhë pas përfundimit të gjidhënies.
 Ndërsa për femrat të cilat nuk ushqejnë me gji mund të kthehet më shpejtë, deri në 45 ditë pas lindjes.
Por kini kujdes, sepse mungesa e ciklit nuk mund të përdoret si metodë kontracepsioni.