15 Dhj Cilat janë efektet e një moshe të avancuar të babait në konceptimin e një shtatzënie?
Koha më e mirë për tu bërë baba është momenti kur ndihesh gati, por mosha është një faktor i rëndësishëm.
Burrat ashtu si edhe gratë kanë një moshë biologjike e cila nevojitet për të patur fëmijë.
Në rastin e burrave rekomandohet që të bëhen prindër përpara moshës 40 vjeçare pasi një moshë e avancuar është e lidhur me:
– Shfaqjen e deficiencës së testosteronit,
– Ulje të cilësisë së spermës,
– Kohë më e gjatë për çiftin për të arritur një shtatzëni,
– Riskun më të lartë për trasmetimin e disa sëmundjeve tek pasardhësi siç është autizmi.