Cistet e vezoreve

Cistet e vezoreve

Cistet e vezoreve janë xhepa ose masa të mbushura me fluide në vezore ose në sipërfaqe të saj.

Normalisht vezoret rrisin çdo muaj folikula, të cilat prodhojnë hormone dhe lirojnë vezën kur ovulon. Këto quhen ciste funksjonale, rrallë herë mund të shkaktojnë shqetësime dhe zhduken brenda dy ose tre ditësh të ciklit menstrual.

Ciste të tjera që quhen patologjike dhe që nuk kanë lidhje me ciklin menstrual janë : teratomat, adenomat apo endometriomat. Dy të parat mund të zmadhohen aq shumë sa të çojnë në lëvizjen e vezoreve nga  pozicioni i tyre, duke vështirësuar furnizimin me gjak. Cistet patologjike në raste të rralla mund të jenë edhe kancerozë.

Problemet hormonale, shtatzënia, endometrioza, infeksione të rënda pelvike apo pasja e një cisti të mëparshëm  e rrisin riskun për të patur sërisht ciste ovariane.

Dhimbja ose ndjesia e fryrjes dhe e rëndesës në pjesën e poshtme të barkut, janë simptoma të një cisti ovarian.