Citomegalovirusi dhe shtatzëna

Citomegalovirusi dhe shtatzëna

Edhe sot, pak gra shtatzëna janë të vetëdijshme për pasojat e infektimit nga citomegalovirusi, pjesë e grupit të herpes viruseve. Gjatë shtatzënisë infektimi me këtë virus jep shurdhim, verbëri dhe vonesë mendore për fëmijën. Për këtë arsye duhet kontrolluar prekja dhe imunizimi ndaj këtij virusi gjatë shtatzënisë.

Nuk ka vaksinë për të parandaluar infeksionin. Prandaj për ta shmangur, shtatzëna duhet të ruajë një higjenë shumë të mirë, sidomos nëse i duhet të kujdeset për fëmijë të vegjël duke qënë se tek ata ky lloj infeksioni është i zakonshëm.