Citomegalovirusi

Citomegalovirusi

Citomegalovirusi (CMV) është anëtar i grupit të Herpes virus dhe karakterizohet nga aftësia për të qëndruar i fjetur në trup për një periudhë të gjatë.

Shtatzëna mund ta marrë infeksionin nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë më një person mbartës të virusit. Transmetimi mund të bëhet nëpërmjet spermës, lotit, pështymës.

Gjithashtu, ky virus trasmetohet me anë të qumështit të gjirit prandaj këshillohet që përpara se të nisë konceptimi i një shtatzënie të kryhet testimi për Citomegalovirusin. Në këtë mënyrë mund të parandalojmë transmetimin e virusit tek fetusi duke qënë se infektimi me këtë virus çon në shurdhim, verbëri dhe vonesë mendore.

Rekomandohet që përpara konceptimit të një fëmijë të kryhen CMV IgG dhe CMV IgM ose ti nënshtrohen testit Torch. Këto analiza kryhen duke marrë një mostër gjaku nga gruaja.