ÇOKOLLATA NË SHTATZËNI

ÇOKOLLATA NË SHTATZËNI

Çokollata është një produkt i sigurt për tu konsumuar në shtatzëni. Ka disa të dhëna se ngrënia e çokollatës gjatë shtatzënisë ul rrezikun e preeklampsisë dhe hipertensionit gestacional.

Gjithashtu, konsumimi i një sasie të vogël të çokollatës së zezë çdo ditë duke filluar në tremujorin e parë përmirëson qarkullimin e gjakut në fetus.

Sasia duhet mbajtur nën kontroll sepse konsumimi i tepërt ul dëshirën për të marrë ushqime të tjera, vlerat e të cilave janë të nevojshme për organizmin dhe çokollata gjithashtu ka nivel të lartë sheqeri dhe kontribuon në një shtim jo të shëndetshëm në peshë.