COVID-19

COVID-19

Gratë shtatzëna nuk kanë rrezik më të lartë për tu infektuar me COVID-19 ose për të zhvilluar simptoma më serioze në krahasim me personat e tjerë të moshës së tyre.
Gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19 kanë madje më shumë mundësi të kenë simptoma të lehta ose të mos shfaqin simptoma fare.
Ndërkohë që kujdesi intensiv mundet të jetë i nevojshme në gratë që kanë gjëndje të tjera bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensioni. Mbipesha apo mosha e madhe përbëjnë gjithashtu një faktor risku.
Të dhënat e deritanishme për bebet e lindura nga nëna të infektuara me COVID- 19 nuk tregojnë për risqe të shtuara në shëndetin e fëmijëve.
*Informacionet e mësipërme janë marrë nga Organizata Botërore e Shëndetit.