Defektet e lindura

Defektet e lindura

Ndërkohë që janë akoma në mitrën e nënës, disa bebe mund të kenë probleme me formimin apo funksjonimin e organeve, ose me metabolizmin e tyre. Këto probleme shëndetësore quhen defekte të lindura.⠀

Ka rreth 4 000 lloje defektesh të lindura. Ato variojnë nga më të voglat, që nuk kërkojnë trajtim, deri në ato më seriozet, që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. ⠀

Shkaqet për këto defekte mund të jenë mjedisore (ekspozimi i fëmijës në mitrën e nënës ndaj kimikateve ose viruseve), gjenetike ose kombinime të të dyjave. Megjithatë në shumicën e rasteve shkaqet nuk njihen.⠀

Sot, diagnostikimi për një pjesë të tyre është i mundur. Prandaj dhe ndjekja e shtatzënisë ka rëndësinë e saj. Mjeku njihet me historikun shëndetsor familjar të familjes, kontrollon me kujdes organet e bebit gjatë ekografisë si dhe merr informacion nëpërmjet testeve prenatalë jo invazive si Bi-Testi, Tripël-Testi dhe NIPT-i. Të cilat mundet të kryhen gjithashtu edhe pranë Klinikës sonë.⠀