![](https://www.klinikagliozheni.com/wp-content/uploads/2022/06/Screenshot_25.png)
04 Qer deformimi i kokes gjate lindjes
Disa të porsalindur e kanë formën e kokës jo të rrumbullakët dhe të çrregullt. Koka e bebit ka zona të cilat janë «më të buta» dhe quhen fontanela. Këto zona të buta lehtësojnë lindjen e bebit si dhe më vonë gjatë vitit të parë të jetës lejojnë trurin e fëmijës të zhvillohet.
Ndonjëherë koka e të porsalindurit shtypet gjatë lindjes. Por shpeshherë kafka e fëmijës merr formë të rrumbullakët me kalimin e kohës. Për të ndihmuar procesin mundet që nëna ndryshojë pozicionin e kokës së fëmijës gjatë gjumit ose gjatë momenteve që luan në krevat ta ktheje barkas duke lejuar kështu kokën që të marrë formë të rrumbullakët.