04 Sht Deformimi i kokës gjatë lindjes
Kafka e fëmijës së palindur është e përbërë nga kocka të ndara të cilat ende nuk janë të lidhura tërësisht me njëra tjetrën.
Kjo gjë bën që gjatë kalimit në kanalin e lindjes, koka e fëmijës të pësojë shtypje duke bërë që kafka e tij të duket më e theksuar.
Ky fenomen ndodh veçanërisht nëse procesi i lindjes ka zgjatur për një kohë relativisht të gjatë.
Koka e fëmijës fillon të fitojë rrumbullaksinë e saj brenda 24 orëve nga lindja.
4 deri në 8 muajit e parë zhvillohet dhe forcohet pjesa e pasme e kokës së bebit, ndërsa maja e kokës së tij do 12 deri në 18 muaj të fitojë pjekurinë e saj.