DEHIDRATIMI GJATË PERIODAVE

DEHIDRATIMI GJATË PERIODAVE

Kur jeni gjatë ciklit menstrual ndoshta nuk shqetësoheni shumë përsa i përket konsumimit të ushqimeve të shëndetshme, por nëse ka diçka që duhet ti kushtoni rëndësi është konsumimi i ujit.

Dehidratimi ndodh kur trupi përdor apo humbet më shumë fluide sesa ka marrë.

Simptomat kur trupi gjendet në mungesë  të ujit përfshijnë etje, lodhje dhe marramendje.

Këto ndjesi shkaktohen sepse në fillim të ciklit menstrual, niveli i hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni janë të ulëta dhe kjo bën që të krijohet ndjesia e fryrjes.

Pirja e të paktën 8 gotave ujë në ditë ndihmon për të lehtësuar fryrjet, ngërçet e muskujve dhe lodhjen.

Sidomos gratë të cilat vuajnë nga migrena duhet të tregohen të kujdesshme pasi mungesa e ujit nxit dhimbjet e kokës.

Këshillohet që gjatë periudhës menstruale të mos konsumohet alkool, i cili është shkaktar tjeter i dehidratimit dhe dhimbjeve menstruale