20 Jan Dhimbja dhe ndjeshmëria e dhëmbëve
Rreth tremujorit të dytë, mishrat e dhëmbëve mund të fillojnë të jenë më të ndjeshëm.
Shtatzënia mund të ndikojë në dhëmbët tuaj me problematika të tilla si “gingiviti i shtatzënisë”.
Gjithashtu mund të përjetoni enjtje, skuqje dhe gjakderdhje gjatë larjes si dhe inflamacion rreth mishrave të dhëmbëve.
Por edhe nëse mishrat e dhëmbëve tuaj vazhdojnë të jenë të ndjeshëm është e rëndësishme të vazhdoni të pastroni dy herë në ditë duke përdorur gjithashtu dhe fillin dentar.
Për çdo problem mundet të kontaktoni me dentistin tuaj duke kërkuar këshillimin e tij.