17 Qer Dhimbja e këmbëve në shtatzëni
Zakonisht dhimbjet e para të këmbëve fillojnë të shfaqen në trimestrin e dytë të shtatzënisë.
Kjo ndodh për shkak të peshës e cila fillon të shtohet dhe presionit të mitrës e cila është në zgjerim të
vazhdueshëm dhe ngadalëson kthimin e gjakut nga këmbët në zemër.
Ju mund të zvogëloni dhimbjet e këmbëve duke bërë streçing vazhdimisht dhe duke masazhuar
këmbët më pas.
Për të parandaluar dhimbjen e këmbëve:
-Shmangni qëndrimet e gjata me këmbë të kryqëzuara
-Masazhoni pulpat e këmbëve
-Rrotulloni kyçet e këmbëve kur jeni ulur
-Ecni çdo ditë
-Për një qarkullim më të mirë të gjakut shtrihuni nga ana e majtë
-Qëndroni të hidratuara
-Bëni një banjë të ngrohtë për të relaksuar muskujt.