Dhimbja e kokës në shtatzani

Dhimbja e kokës në shtatzani

Në disa gra, dhimbja e kokës përkeqësohet gjatë shtatzënisë, ndërsa në disa të tjera zhduken të gjitha simptomat. Ka shumë mundësi që ky shqetësim të jetë i lidhur me sasinë e gjakut që furnizon trurin e që  është nën ndikimin  e estrogjenëve. Disa simptoma tipike të migrenës ngjajnë me ato të preeklampsisë. Për këtë arsye, një dhimbje e fortë koke e shoqëruar me turbullime të pamjes, duhet konsultuar me gjinekologun, sidomos kur shfaqet në tremujorin e tretë.