
03 Gus DHIMBJA E SHPINES NE SHTATZENI
Dy faktorët më të rëndësishëm të cilët shkaktojnë dhimbje shpine gjate shtatzënisë janë:
–Mitra në rritje.
Ndërkohë që mitra rritet, qëndra e gravitetit të trupit zhvendoset dhe muskujt e barkut dobësohen, gjë e cila ndikon në posturën e trupit tuaj.
Pesha shtesë që ju mbani gjithashtu është një tjetër faktor i cili ndikon në muskujt dhe nyjet e shpinës.
–Ndryshimet hormonale.
Ndryshimet hormonale në shtatzëni relaksojnë ligamentet që lidhin kockat e legenit me shtyllën kurrizore.
Këto ndryshime mund të shkaktojnë probleme kur ecni, qëndroni në kembë, rrotulloheni në shtrat, kur përkuleni apo ngrini objekte etj.