Dhimbjet e barkut gjatë periodave

Dhimbjet e barkut gjatë periodave

Disa gra përjetojnë dhimbje menstruale më të lehta e disa të tjera më të forta por këto dhimbje nuk duhet të privojnë kryerjen e aktiviteteve ditore.

Tkurrja e muskujve të mitrës çon në dhimbje në pjesën fundore të barkut.
Nivelet e larta të prostaglandinave janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve pasi ato nxisin kontraktimet në mitër, zorrë dhe enë të gjakut.

Gratë të cilat kanë dhimbje të forta menstruale janë pikerisht ato të cilat kanë perioda te zgjatura në kohë, ato gra që i ka filluar herët periudha menstruale apo kanë menstruacione te çrregullta.

Faktorë të tjerë të cilët lidhen me këtë sindromë përfshijnë:
– Të qenurit infertile
– Konsumimin e cigares
– Të qënurit tepër e dobët
– Të paturit të një moshe nën 30 vjeç – Të paturit të një infeksioni pelvik.
Ju mund të kontaktoni për konsultë në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.