Dhimbjet e lindjes

Dhimbjet e lindjes

Dhimbjet e lindjes janë nga dhimbjet më të forta që janë provuar ndonjëherë nga ne, njerëzit. Madje kjo është dhe arsyeja pse disa gra ngulin këmbë për të mos pasur një lindje natyrale.

Një shtatzëni me probleme, njohuri të pakta rreth proçesit të lindjes apo eksperienca të mëparshme të hidhura, mund të rrisin përjetimin e dhimbjes gjatë lindjes.

Ndërkohë që një shtatzëni e ndjekur me kujdesin dhe informacionin e nevojshëm, vetbesimi dhe relaksimi bëjnë që i gjithë proçesi të jetë më i lehtë për nënën. Kjo sepse dhimbja e lindjes ka përveç karakterit fizik edhe ngarkesën e lartë emocionale dhe mendore.

Nga të afërmit dhe stafi mjekësor është e rëndësishme të kuptohet që proçesi psikologjik nëpërmjet të cilit kalon gruaja gjatë lindjes, nuk është i  lehtë dhe se mbështetja e tyre duhet të jetë maksimale, para, gjatë dhe pas lindjes, sigurisht.