Dhimbjet e shpinës

Dhimbjet e shpinës

Dhimbjet e shpinës janë të zakonshme gjatë shtatzënisë, kur ligamentet bëhen më të buta dhe të ndjeshme duke prekur kështu zonat si pelvisi dhe fundshpina.

Por si mund të kujdeseni për të shmangur këto dhimbje?
-Evitoni ngritjen e objekteve të rënda
-Uluni fillimisht në gjunjë e më pas drejtoni shpinën nëse duhet të ngrini objekte nga toka
-Përdorni këpucë të sheshta
-Mundohuni të balanconi peshat në të dy anët kur bëni pazar
-Përdorni jastëk për të akomoduar shpinën kur uleni
-Mundohuni të qetësoheni sa më shpesh përgjatë ditës, sidomos gjatë tremujorit të fundit
-Kryeni masazhe