Dhurimi i vezëve

Dhurimi i vezëve

Në pamundësi për të prodhuar vezë një grua përballet me infertilitetin.

Megjithatë ekziston mundësia që gruaja të arrijë një shtatzëni duke u ndihmuar nga një grua tjetër.

Disa nga kushtet që një femër duhet të plotësojë për të dhuruar vezë janë:
– Mosha e saj duhet të jetë 18 deri 35 vjeç.
– Vezoret e saj duhet të jenë të shëndetshme.
– Nuk duhet të ketë asnjë sëmundje gjenetikisht të trashëguar.
– Duhet të ndjehet gati emocionalisht për proçesin dhe e përgatitur për të kryer çdo ekzaminim.
– Të mos jetë përdoruese e duhanit apo alkoolit.