
27 Dhj Dhurimi i vezëve
Pamundësia për të prodhuar vezë ose prodhimi i tyre me një cilësi të ulët është një nga shkaqet e infertilitetit femëror.
Megjithatë gruaja mundet gjithsesi të arrijë një shtatzëni. Kjo mund të arrihet duke u ndihmuar nga një grua tjetër, e cila mund ti dhurojë vezët e saj.
Ndër kushtet që një femër duhet të plotësojë për të dhuruar vezë janë:
– Të jetë midis 18 dhe 35 vjeç.
– Të ketë një funksion normal të vezoreve.
– Të mos jetë bartëse e ndonjë sëmundje ose të ketë sëmundje gjenetike në familje.
– Të jetë fizikisht dhe emocionalisht e shëndetëshme.
– Të jetë e gatshme ti nënshtrohet një vlerësimi mjekësor.
– Të mos jetë përdoruese e duhanit, apo alkoolit.
Nëqoftëse jeni të interesuara për tu bërë dhuruese vezësh dhe kërkoni më shumë informacion mund të na kontaktoni në nr.cel 0672733333; nr.tel 042223632.