14 Pri Diabeti i shtatzënisë
Zakonisht gratë shtatzëna duhet të kontrollojnë nivelin e glicemisë në gjak me anë të një analize gjaku. Duke qënë se organizmi i gruas shtatzënë përballon një punë më të madhe, pankreasi duhet të prodhojë më shumë insulinë. Dhe kur nuk arrihet të prodhohet sasia e nevojshme e insulinës, më e shtuar se normalisht, shfaqet diabeti i shtatzënisë. Mund të lindë nevoja që të merret edhe insulinë gjatë kësaj periudhe , e cila ndërpritet pas lindjes.