DIETA USHQIMORE DHE FERTILITETI

DIETA USHQIMORE DHE FERTILITETI

Aftësia riprodhuese si femërore dhe ajo mashkullore është e lidhur ngushtë me dietën ushqimore.

Në shumë studime theksohet se produktet ushqimore shumë të përpunuara dhe të pasura me konservantë apo ngjyrues artificial kanë pasoja negative në organizëm nëse konsumohen vazhdimisht dhe për një kohë të gjatë.

Veçanërisht jo të këshillueshme janë për shembull llojet e ndryshme të sallameve apo proshutave të cilët ndikojnë negativisht në fertilitet.

Tek meshkujt konsumimi i madh i tyre dhe i përditshëm ul cilësinë e spermës. Ndërsa tek femrat është vërejtur se këto produkte duke rritur estrogjenin ekzogjen (ai që nuk prodhohet nga vetë organizmi) mund të shkaktojnë disbalanca hormonale në organizëm duke ulur fertilitetin dhe nxitur problematika si endometrioza