Dieta ushqimore dhe shëndeti vaginal

Dieta ushqimore dhe shëndeti vaginal

Kur konsumojmë ushqime, zakonisht nuk i kushtojmë rëndësi efektit që do të kenë në aromën dhe shëndetin vaginal. Sidoqoftë, ekzistojnë ushqime që mund të shkaktojnë infeksion mykotik apo edhe ndonjë aromë të padëshiruar.

Disa nga këto ushqime janë të shëndetshme, që do të thotë se mund të konsumohen duke marrë parasysh ndikimin vetëm në aromë.

Disa nga produktet ushqimore apo pije që mund të shkaktojnë aroma apo infeksione mykotike janë:

-Alkooli – nxit dehidratimin vaginal

-Ëmbëlsirat – konsumimi i tepërt i tyre mundet të shkaktojë prani të shtuar të mykut vaginal falë niveleve të rritura të sheqerit

-Qepët dhe hudhrat – çlirojnë një aromë jo të këndshme në frymëmarrje dhe mund të shkatojnë të njëjtën aromë edhe në vaginë

-Asparagujt – çlirojnë aromë të fortë në  urinë po aq sa edhe në vaginë

-Kafja – ndryshon aromat dhe sasinë e fluidëve në trup siç është edhe djersitja në zonën intime

-Ushqimet me sasi të lartë yndyre – nxisin formimin e aromave dhe infeksioneve mykotike