29 Maj Disa simptoma shtatzënie të cilat nuk duhet të neglizhohen.
Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon me ritme të shpejta dhe ndonjëherë bëhet e vështirë për të dalluar nëse një dhimbje është normale apo ka nevojë për këshillën dhe kujdesin e mjekut.
Më poshtë po ju paraqesim disa raste ku ju sygjerojmë të kërkoni këshillën e mjekut:
-Bebi juaj lëvizë më pak se zakonisht. Nëse fëmija ka qënë aktiv dhe papritur vini re rënie të lëvizjeve të tij/saj, mund të jetë shenjë e një problemi të mundshëm.
-Ndryshime në ngjyrën e rrjedhjeve vaginale.
-Presion në zonën e legenit me dhimbje të ngjashme me ato menstruale dhe dhimbje stomaku. Nëse ndjeni që këto simptoma nuk largohen për një kohë të gjate, kontaktoni mjekun tuaj.
-Shtim i menjëhershëm në peshë.
-Depresion apo kriza ankthi.