Disa ushqimet që nxisin fertilitetin

Disa ushqimet që nxisin fertilitetin

Disa produkte ushqimore që këshillohet të përdoren nga çiftet që dëshirojnë të kenë një shtatzëni janë:

– Farat e lulediellit: janë të pasura më virtaminë E dhe ndikojnë në cilësinë e materialit seminal të partnerit. Ato janë të pasura gjithashjtu me folate, selenium dhe omega-6.
– Qitrot dhe agrumet: janë të pasura me vitaminë C që shërben si antioksidant
– Mëlçia: është e pasur me vitamin A e cila ndihmon me aneminë dhe gjithashtu përmban vitaminën B12 që është thelbësore për formimin e materialit gjenetik
– Fasulet dhe thjerrëzat: ndihmojnë në rregullimin e niveleve hormonale dhe në ovulacion
– Shpargujt: kanë pak kalori por plot nutrientë dhe përmbushin rreth 60% të nevojës ditore për acid folik
– Arrat: janë burim i acideve yndyrore si omega-3 që nxisin fertilitetin dhe cilësinë e materialit seminal
– Ananasi: ndihmon në implantimin e vezës së fertilizuar dhe ka vitaminë C ku nivelet e ulta të së cilës lidhen me çrregullimet ovariale