DIU — DISPOZITIVI INTRA UTERIN

DIU — DISPOZITIVI INTRA UTERIN

DIU është një pajisje intrauterine që përdoret si metodë kontraceptive.
Pajisja ka formën e T-së, vendoset në uterusin e gruas nga mjeku gjinekolog dhe çliron hormonin progestinë.

Për të parandaluar shtatzëninë, DIU:
– Trash mukusin në qafën e mitrës me qëllim ndalimin e fertilizimit të vezës nga spermatozoidi
– Hollon veshjen e jashtme të uterusit
– Ul ovulacionin
– Mbron nga shtatzënia deri në 5 vite pas vendosjes në kavitetin uterin.

Kjo metodë kontraceptive mund të përdoret menjëherë pas shtatzënisë.
Kur vendosin DIU gratë mundet të mos kenë perioda, të kenë më pak ose periodat të mos ndryshojnë.
DIU mund të hiqet në çdo moment që pacientja dëshiron duke mos ndikuar në shëndetin riprodhues.
Ajo ul dhimbjet menstruale, riskun e infeksionit pelvik, riskun e kancerit endometrial.
DIU është një metodë e sigurtë por duhet patur parasysh se nuk të mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Nëse jeni të interesuar për të kryer këtë shërbim, mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.