17 Tet Drithrat në Shtatzëni
Drithrat janë mjaft të pasura me fibra,vitaninën E, hekur, magnez dhe nutrientë të tjerë. Në shtatzëni është thelbësore që të konsumohen drithra të “plota” të cilat janë shumë të pasura me lëndë ushqyese. Përdorimi i bukës së zezë, së thekrës ose asaj integrale është mjaft i këshillueshëm pasi fibrat e shumta që kanë ato shërbejnë për të ruajtur balancën e aparatit tretës. Kokoshkat janë gjithashtu një sygjerim i shëndetshëm për tu konsumuar midis vakteve, ato mbajnë lëndët ushqyese të drithrave, vetëm se kujdes, nuk duhet të teprohet me kripën apo gjalpin e shtuar për shije.