Duhanpirja gjatë laktacionit

Duhanpirja gjatë laktacionit

Pirja e duhanit gjatë laktacionit ka pasoja në shëndetin e fëmijës dhe mund të ndikojë në reagimin që ka fëmija ndaj të ushqyerit me gji.
Fëmija ekspozohet ndaj tymit të duhanit, njësoj si një pirës pasiv dhe ndaj nikotinës në mënyrë direkte, e cila transferohet tek ai nëpërmjet qumështit të gjirit.
Pasojat e pirjes pasive të duhanit janë:
– Përkeqësim ose zhvillim i sëmundjeve alergjike.
– Fillesë të sëmundjeve kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe rritje e shkallës së infeksionit të tyre.

Nga ana tjetër, zorra e fëmijës e përthith nikotinën nga qumështi mjaft shpejt dhe e depoziton atë në disa inde duke shkaktuar episode të apnesë së gjumit, shqetësimeve dhe të vjella.
Duhanpirja tek nëna ndikon në sasinë e qumështit që ajo prodhon dhe në përbërjen dhe shijen e tij rrezikuar që fëmija ta refuzojë atë.