
17 Tet Duhanprija e partnerit
Në qoftë se një çift është duke planifikuar një shtatzëni dhe partneri mashkull është duhanpirës është mirë të ketë parasysh disa fakte: Përveç nikotinës që është në vetvete toksike për spermën, cigaret përmbajnë dhe metale mjaft toksike si Kadmium dhe Plumb. Duke ulur cilësinë e spermës vështirësohet arritja e shtatzënisë. Cikli i krijimit dhe i zhvillimit të spermës së re zgjat tre muaj prandaj përmirësimet e fertilitetit nga lënia e duhanit shfaqenme vonesë. Për të ndjekur dhe për tu bindur për efektet pozitive të mosduhanpirjes mund të testoheni para dhe pas duhanpirjes me anë të një spermiograme. Duhanpirja pasive në familje është e dëmshme. Mund të mos pihet duhan brenda në shtëpi por tymi i tij mbetet në flokët dhe rrobat e duhanpirësit. Ky tym bën që kur gruaja ngel shtatzënë te rritet risku për dështim, ndërkohë qe tek fëmija shkakton infeksione të sistemit të frymëmarjes.