03 Shk Duhet të shkoj tek gjinekologu për të zgjedhur metodën kontraceptive?
Sot është shumë e lehtë të marrësh informacion. Megjithatë për të përzgjedhur midis shumë metodave, atë më të përshtatshmen për ju, gjinekologu sigurisht që do ishte një ndihmë shumë e madhe. Njohuri rreth periodave, historikut tuaj familjar apo stilit të jetesës si puna, udhëtimet, alkooli apo gjumi janë ato çka mund të bisedoni me mjekun për ti dhënë atij orientimin e nevojshëm.
Kini parasysh që mjekët nuk janë aty për t’ju gjykuar, me siguri ata kanë dëgjuar e këshilluar shumë e shumë raste para jush. Qëllimi i tyre është t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhje sa më të shëndetshme.
## # # # # # ## #