Efektet e kafeinës në fertilitetin femëror

Efektet e kafeinës në fertilitetin femëror

Kafeina e gjetur në kafe, çaj, pije energjike dhe joalkoolike është një stimulues i konsumuar gjerësisht. Megjithatë, ka studime që duket se tregojnë se kafeina ka efekte negative si në fertilitetin mashkullor ashtu edhe në atë femëror.
Sipas disa eksperimenteve, kafeina ndikon në lëvizshmërinë e strukturave të brendshme në tubat e falopit duke vështirësuar takimin e vezës me spermatozoidin apo zhvendosjen e vezës drejt uterusit duke ulur në fertilitetin dhe mundësinë e shtatzënisë.