EKO MORFOLOGJIKE

EKO MORFOLOGJIKE

Shpeshherë ekografia morfologjike quhet edhe eko strukturale pasi mjeku gjinekolog mund të shikojë strukturën e fetusit. Kjo eko mund të kryhet ndërmjet javës së 19-20-të të shtatzënisë.

Gjatë ekzaminimit mjeku mund të:
-Konfirmojë që zemra e fetusit rreh
-Vërejë shtatzënitë e shumfishta
-Masë madhësinë e fetusit
-Vlerësojë pozicionin e placentës
-Shikojë vëllimin e lëngut amniotik përreth bebit
-Dallojë anomali të fetusit
-Përcaktojë gjininë e fetusit.

Për të kryer ekografi morfologjike pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.