04 Shk Eko morfologjike
Eko morfologjike kryhet në javën e 21-23-të të shtatzënisë. Gjatë kësaj vizite vërehet zhvillimi strukturor i fetusit, pozicioni i placentës, kordoni umbelikal, lëngu amniotik, uterusi dhe cerviksi. Me anë të kësaj teknike mund të dallohen edhe anomali në zhvillimin e zemrës, stomakut, veshkave, shtyllës kurrizore dhe gjymtyrëve.
Gjatë procedurës kryhen matjet e perimetrit të kokës (HC) dhe diametrit biparietal (BPD), së bashku me perimetrin abdominal (AC) dhe gjatësinë e femurit apo kockën e kofshës (FL) për t’u siguruar për zhvillimin normal të fëmijës dhe që përmasat janë në përputhje me moshën e shtatzënisë.
Pas kryerjes së ekzaminimit, gruaja shtatzënë mundet të mësojë gjithashtu gjininë e fëmijës me një siguri prej 95%.
Në qoftë se dëshironi që të bëni ekon morfologjike ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.