Ekografia 4D

Ekografia 4D

Për shumë prindër të shohin fëmijën e tyre në një ekografi 4D është një përvojë shumë e bukur. Ekografia 4D shërben si plotësuese e ekzaminimeve 3D dhe 2D me imazhe që merren në kohë reale, pra në lëvizje.

Avantazhet kryesore të përdorimit të saj përfshijnë  vlerësimin në kohë reale të fytyrës dhe të shprehive fetale, lëvizjeve të frymëmarrjes apo gëlltitjes.

Qëllimi i ekos morfologjike të kryer në tremujorin e dytë është që të kontrollohet nëse fëmija është i shëndetshëm dhe rritja e tij po shkon mirë, prandaj rradha e imazheve 4D vjen pasi mbarohen të gjitha matjet dhe kontrollet e nevojshme me anë të ekografisë 2D.

Koha më e mirë për të përftuar imazhe 3D/4D është midis javës së 24 dhe të 34.