28 Pri EKOGRAFIA GJINEKOLOGJIKE
Ekografia gjinekologjike është një ekzaminim diagnostik që ndihmon në vizualizimin e imazhit të organeve si mitra, vezoret, tubat e fallopit.
Ekografia gjinekologjike mund të jetë ekografi abdominale ose transvaginale. Tipi i ekos së përdorur varet nga shqetësimet e gruas dhe nga nevoja për të përdorur secilën ose edhe të dyja metodat për të ndihmuar në diagnostikim.
Ekografia përdoret për të parë:
– Gjendjen e organeve të pelvisit
– Endometriozat, miomat dhe cistet ovariane
– Shtatzënitë ekstrauterine
– Praninë e kancerit
Nëse jeni të interesuar të kryeni një ekografi gjinekologjike, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.