05 Nën Ekografia morfologjike
Ekografia morfologjike i vjen në ndihmë mjekut gjinekolog për të parë strukturën e fetusit dhe kryhet ndërmjet javës së 19-20-të të shtatzënisë.
Gjatë ekzaminimit mjeku mund të:
– Konfirmojë që zemra e fetusit rreh
– Vërejë shtatzënitë e shumfishta
– Masë madhësinë e fetusit
– Vlerësojë pozicionin e placentës
– Shikojë vëllimin e lëngut amniotik përreth bebit
– Dallojë anomali të fetusit
– Përcaktojë gjininë e fetusit.
Për të kryer ekografi morfologjike pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.