23 Mar Pilula e emergjencës
Pilula ose kontraceptivi i emergjencës parandalon shtatzëninë duke penguar bashkimin e vezës me spermatozoidin.
Bashkimi vezë – spermatozoid nuk ndodh domosdoshmërisht vetëm gjatë aktit seksual. Jetëgjatësia e spermatozoidëve shkon deri në 5 ditë, prandaj është e rëndësishme që ovulimi i vezës të mos ndodhë gjatë kësaj kohe.
Pilulat përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë ose e vonojnë ovulimin duke mos lejuar spermatozoidin të takohet me vezën apo duke penguar implantimin e embrionit në mitër nëse është krijuar.
Sa më shpejt që të merret kontraceptivi aq më mirë, preferohet brenda 24 orëve.
Kujdes, nga vetë emri ky medikament duhet të përdoret vetëm në raste “emergjence”. Nëqoftëse përdoret në mënyrë jo korrekte mund të shkaktojë çrregullime të ciklit menstrual si dhe efekte të tjera anësore mjaft të dëmshme.