Ekografia obstetrike

Ekografia obstetrike

Ekografia obstetrikale përdor valët zanore me frekuencë të lartë për të përftuar imazhin e embrionit ose fetusit tek gratë shtatzëna dhe për të përfituar imazhe të uterusit dhe ovareve. Ajo nuk ka efekte anësore dhe është metoda më e preferuar për të monitoruar zhvillimin e shtatzënisë.

Imazhet krijohen në kohë reale dhe mund të tregojnë strukturën e organeve, lëvizjet e bebit edhe qarkullimin e gjakut në kordën umbelikale.

Me anë të ekografisë mund të vlerësohet:

– Mosha e fetusit

– Prania e anomalive kongjenitale

– Pozicioni i fetusit dhe placentës

– Sasia e lëngut amniotik

– Hapja e cerviksit

– Zhvillimi fetal

Për të kryeni ekografi obstetrikale pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.