Ekografite e bebit

Ekografite e bebit

Ja çfarë duhet të dini rreth ekografive gjatë shtatzënisë:

Ekografia 2D: Nëse keni vizituar mjekun, ndoshta keni kryer tashmë një eko 2D (dy dimensionale) dhe e dini se është një moment emocionues dhe magjik.

Doppler: Me anë të ekografisë Doppler, mjeku përdor ultratingujt për të parë qarkullimin e gjakut përgjatë kordonit umbelikal dhe përreth pjesëve të ndryshme të trupit të bebes.

Ekografia 3D: Ekoja 3D është bashkimi i imazheve të shumta dy dimensionale të marra në kënde të ndryshme dhe formimi i një paraqitjeje tre dimensionale. Duket pak a shumë si një foto e zakonshme.

Ekografia 4D: Një eko 4D është e ngjashme me atë 3D, por imazhi lëviz si në një video. Pra, në 4D, do ta shihni fëmijën tuaj duke kryer veprime në kohë reale (si hapja dhe mbyllja e syve dhe thithja e gishtit të madh).