EKSPOZIMI PRENATAL I BEBIT NDAJ SHIJEVE

EKSPOZIMI PRENATAL I BEBIT NDAJ SHIJEVE

Fetusi fillon të gëlltisë lëng amniotik rreth javës së 12-të dhe kur është 28 javësh ai zhvillon ndjesinë e të nuhaturit.

Ushqimi që konsumon nëna gjatë shtatzënisë  “shijohet” edhe nga fetusi. Duke e bërë atë që të zhvillojë një farë kujtese dhe parapëlqimi për ushqimet para se ti provojë vetë ato. Përveç lëngut amniotik edhe qumështi i nënës, pasi bebi lind, reflekton shijen e ushqimeve dhe pijeve  të konsumuara nga nëna.

Duke u rritur, gjithkush krijon individualitetin e tij në të ushqyer. Megjithatë një nga arsyet pse nëna duhet të mbajë një dietë të kujdeshme është edhe për të ndihmuar fëmijën që të shijojë dhe të mësohet me ushqime të shëndetshme që kur është akoma fetus.