Ekzaminimet uterine

Ekzaminimet uterine

Janë disa mënyra që përdoren nga mjeku gjinekolog për të vizualizuar uterusin tek gratë.

– Ekografia transvaginale: realizohet me anë të një sonde vaginale dhe ndihmon në pamjen më të detajuar  të uterusit  dhe ovareve

– Histerosalpinografia (HSG): jep informacione për tubat e falopit edhe për uterusin, nevojitet një sasi ngjyruesi që injektohet nëpërmjet vaginës në mitër duke ndihmuar në vizualizimin e formës së kavitetit uterin si dhe vlerëson nëse tubat e falopit janë të hapur ose  jo

– Sonohisterograma: është një version ekografisë transvaginale, por përdoret një sasi likidi  për të patur më shumë qartësi në  formën e uterusit

– Histeroskopia: përdor një teleskop të lidhur me kamera për të parë në brendësi të uterusit duke siguruar një pamje më të qartë për të diagnostikuar anomalitë uterine.

Pas konsultës më mjekun, në bazë të prolematikave, ai sugjeron edhe metodën më të përshtatshme.

Për më tepër informacione, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333.

#klinikaGliozheni #përseGliozheni #ekzaminimeuterine #ekografivaginale #uterus #histeroskopi #shëndetsi #shërbimeGliozheni #kujdesi #diagnoza #klinikagjinekologjiketiranë

´