03 Pri Ekzaminimi I gjakut në shtatzëni
Në vizitën e parë që do të kryejë shtatzëna, do ti merret një kampion gjaku nga venat e krahut për të bërë disa analiza të rëndësishme për shtatzëninë.
Për shëmbull, duhet përcaktuar patjetër që në fillim grupi i gjakut sipas sistemit AB0 dhe Rhezusi.
Në vazhdimësi, në çdo vizitë bëhet vlerësimi i hemoglobinës për të kontrolluar dhe mjekuar aneminë nga mungesa e hekurit.
Nga këto analiza vlerësohen gjithashtu edhe glicemia, toksoplasmoza, citomegalovirusi, hepatitet, sifilizi, etj.
Shëndeti i shtatzënës lidhet ngushtësisht me atë të fëmijës që rritet brenda saj prandaj monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm janë një domosdoshmëri përgjatë gjithë shtatzënisë.
Pwr mw shumë informacion mund të na kontaktoni në nr.cel 0672733333; nr.tel 042223632.