28 Shk Embrione in vitro.
Në foto paraqiten dy embrione në ditë të tretë të fotografuara nëpërmjet kamerës së instaluar në invertoskop. Invertoskopi është mikroskopi nën të cilin kryhet proçesi i bashkimit të vezëve me spermatozoidët në laborator.
Në këtë fazë të zhvillimit embrionet janë gati për tu transferuar. Qelizat e tyre janë në formën dhe madhësinë e duhur. Ato shërbejnë si qeliza stemë, pra mund të prodhojnë cilëndo pjesë të trupit të fëmijës në të ardhmen.
Këto embrione janë finalizimi më i bukur i gjithë rrugëtimit të çiftit bashkë me mjekët dhe biologët gjatë fekondimit in vitro.