Empatia e babait

Empatia e babait

Në disa raste partneri i shtatzënës fillon të përjetojë simptoma ose të ketë sjellje të njëjta me ato të nënës së ardhshme.

Aftësia për të kuptuar partneren dhe për ta vendosur veten në vendin e saj si dhe stresi për çështjet financiare dhe shëndetsore ndërthuren së bashku tek babai i ardhshëm duke u shfaqur në simptoma si: shtim i lehtë në peshë, lodhje, gjumë i shqetësuar apo shtrëngime edhe tek ai në momentin që gruaja është duke lindur.

Shpjegimi i simptomave  lidhet kryesisht me ndryshimet hormonale, ku për shkak të stresit mund të ulet niveli i testosteronit në gjak.

Natyrisht që kjo gjëndje është e përkohshme dhe njëherë që fëmija lind, lihet pas totalisht.