01 Pri ENDOMETRIOZA
Endometrioza është një çrregullim në të cilin indi në pjesën e brendshme të uterusit rritet jashtë kavitetit uterin. Endometrioza zhvillohet në orvare, tubat e fallopit dhe tek indi që rrethon pelvisin.
Ajo shoqërohet me këto simptoma:
- Dhimbja pelvike
- Menstruacione të dhimbshme
- Dhimbje gjatë marrdhënieve seksuale
- Dhimbje gjatë urinimit
- Gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale
- Infertilitet
- Lodhje
- Të përziera
- Diarre
Endometrioza shpesh herë ngatërrohet me sëmundje të tjera të shëndetit riprodhues, prandaj nevojitet që simptomat të vlerësohen nga mjeku gjinekolog.
Në qoftë se dëshironi të kryeni ekzaminimet e nevojshme ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.